AktualitetTë fundit

“Mos u joshni nga krimi e korrupsioni”, Ministri Çuçi mesazh 246 efektivëve të rinj: Zbatoni ligjin ose do ndëshkoheni

246 punonjës të rinj i janë shtuar sot trupës së Policisë së Shtetit. Në ceremoninë e diplomimit, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi iu uroi atyre një sukses në rrugëtimin e ri që kanë nisur ndërsa u dha edhe një mesazh të rëndësishëm. Çuçi i inkurajoi efektivët e rinj që të mos joshen nga korrupsioni dhe krimi, pasi herët e vonë do ndëshkohen nga drejtësia dhe kur t’a kuptojnë gabimin do jetë shumë vonë për t’u kthyer pas.

“Dua t’iu jap ca porosi këshilla, jo vetëm si ministër që mendoj që duhet ti keni parasysh gjatë rrugëtimit, mos u joshni nga korrupsioni dhe nga krimi se jo vetëm që do përballeni me forcën e ligjit dhe ndëshkimin e ligjit, por edhe si korrupsioni dhe krimi do iu zhveshin nga dinjitet. Kur ta kuptoni këtë gjë do jetë shumë vonë për ta korrigjuar gabimin. Mos u thyeni nga krimi, jeni të guximshëm, jo vetëm nga krimi por edhe nga politika që për fat të keq ende dhe ajo politikë  e mbrapshtë vazhdon atë rrugën e përbaltjes që e ka ringjallur dhe po e ringjallin fantazmat e politikës së vjetër. Mos u thyeni nga këto sulme, shikoni drejt sëardhmes, drejt zbatimi të ligjit. Policia vazhdon të jetë një institucionet që ka besimin më të lartë më komunitet, me të gjithë tentativat për ta përbaltur, vazhdon të jetë një nga institucione që gëzon besimin e publikut dhe shoqërisë. Jo vetëm të shoqërisë shqiptare, por si asnjëherë tjetër edhe besimin e partnerëve ndërkombëtar”, tha Çuçi.

Ministri u ndal edhe në buxhetin e ri për vitin 2023, ku theksoi se buxheti për Policinë e Shtetit këtë vit është rritur me 16% krahasuar me një vit më parë.

“Lajmi i mirë erdhi me buxhetin e ri për 2023, ku në tërësinë e tij në të gjithë buxhetin e policisë kemi rritje 16% buxhetin krahasuar me një vit më parë, për 75% të trupës policore kemi filluar që prej 18 tetorit një rritje page 155. Vjet me buxhetin trajtuam ata punonjës police që banonin jashtë qendrës së punës duke rritur pagat apo shpërblimet për to si pasojë e largësisë, këtë vit po rrisim për pjesën më të madhe të trupës policore 155 pagat. Do vazhdojmë atë që nisëm vitin e kaluar, rritjen e investimeve, që këtë vit do jenë 565 më shumë sesa viti 2022”, u shpreh ministri.

Fraksion.com