Life StyleTë fundit

“Keqtrajton” personazhet në skenë, sqaron për herë të parë Alketa: Bërtet Vera Grabocka

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më me eksperiencë në ekranet shqiptare. Ajo së fundmi, është nën moderimin e show-t të kërcimit “Dance Albania”.

Gjatë këtij sezoni, moderatorja është “akuzuar” disa herë nga shikuesit për mënyrën si i trajton në skenë konkurrentët, të cilët janë figura të njohura publike.

Gjatë puntatës së mbrëmshme, që përkoi me natën e 6-të të “Dance Albania”, teksa në skenë ndodhej Anita Haradinaj, Alketa po mundohej ta drejtonte nga kamera qëndrore.

Moderatorja e shfrytëzoi këtë moment për ta shpjeguar këtë “zakon” të saj siç e konsideroi ajo. Alketa ndër të tjera u shpreh se shikuesit çuditën me këtë veprim të saj, por ajo ka hallin se mos Vera Grabocka bërtet në prapaskenë se nuk po rrinë drejt.

“Se kam gjithmonë panikun se mos Vera Grabocka bërtet atje në autobus dhe thotë vetëm hundën po ju shikojmë. Edhe mua më është bërë refleks ngaqë kam 22 vjet që punoj me Verën, në mes të programit, në seriozitet i marr i rrotulloj njerëzit,”-u shpreh Alketa.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme garës së kërcimit iu shtuan edhe dy konkurrentë të rinj, Melisa Lleshi dhe Visjan Ukcenaj.

Ndërsa në fund të garës në sfidë me Meridianin, nga gara u largua Andi Lila./iconstyle.al

 

Fraksion.com