Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson uron Sunak
Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka uruar të martën Rishi Sunak që u bë udhëheqësi i ri i Mbretërisë së Bashkuar.
“Urime @RishiSunak në këtë ditë historike, ky është momenti që çdo konservator t’i japë kryeministrit tonë të ri mbështetjen e plotë dhe me gjithë zemër.”, shkroi Boris Johnson.
Congratulations to @RishiSunak on this historic day, this is the moment for every Conservative to give our new PM their full and wholehearted support.
— Boris Johnson (@BorisJohnson) October 25, 2022
Të dielën, Johnson njoftoi se nuk do të hynte në garë për kreun e partisë Konservatore, duke i dhënë një shtysë kandidaturës së Sunak.
Që të dy ata kanë një histori të ndërlikuar. Sunak shërbeu si ministër i financave të Johnson dhe i qëndroi pranë gjatë skandaleve të shumta. Por vendimi i Sunak për t’u larguar nga qeveria këtë verë ndihmoi në nxitjen e një vale dorëheqjesh nga ligjvënësit e tjerë që e bënë pozicionin e Johnson të paqëndrueshëm.
Johnson nuk e ka fshehur faktin se ai beson se Sunak e tradhtoi atë duke dhënë dorëheqjen nga qeveria e tij.
Fraksion.com