AktualitetTë fundit

“Duhet platformë e re universitare”, Kreu i Sindikatës së pedagogëve: Bojkot i përgjithshëm deri në plotësimin e kërkesave. Dekanët do jenë para gjykimit të plotë të profesoratit

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi, në fjalën e tij nga Korpusi Universitar, ka deklaruar se kërkesat e pedagogëve shihet se nuk janë të mjaftueshme dhe se është nevoja që të kemi një platformë të re universitare.

Ai shpjegoi se për këtë qëllim do të mbahet një forum ditën e nesërme për ndarjen e ideve.

“Derisa të marrin udhë plotësimi i kërkesave të profesoriatit dërguar autoriteteve. Procesi i ndjekjes së peticionit e protestat kanë nxjerrë në dritë nevojën për një platformë të re universitare. Nesër në orën 11 do të jetë një forum i gjerë me Profesoratin, pedagogë, studentë, aktivistë, gazetarë. Ditë e rëndësishme për të përfshirë idetë e zgjeruara të këtij grupimi, do jepet në forum përmbledhje e ideve që do përfshihen më pas në një platformë të re të universiteteve. Bojkot i përgjithshëm i mësimit dhe pjesëmarrje e përgjithshme në këtë Forum.
Ata që nuk kan pasur disiplinë tërë viteve japin mësim sot. Qëllimi kryesor është rritja e disiplinës. Dekanët po mbledhin njerëzit për ti kërkuar mungesat. Do jenë para gjykimit të plotë të profesoratit pas dy vitesh. Vota nuk do manipulohet më. Do kërjkojmë që përfshirja e studentëve në votim të jetë minimumi 20 përqind”, u shpreh ai.

 

Fraksion.com