“PD mbështet të gjitha kërkesat e pedagogëve”, Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni në lartësinë e idealeve! Jepini përgjigjen e merituar regjimit monist të Ramës…
Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij nga selia blu, foli mes të tjerash edhe në lidhje e protestën e pedagogëve.
Ai u bëri thirrje të rinjve të ngrihen në lartësinë e idealeve dhe t’i japin përgjigjen e merituar regjimit të Edi Ramës.
“Jam sot këtu gjithashtu për të shprehur dhe konfirmuar mbështetjen e plotë për suksesin e plotë të lëvizjes sindikaliste universitare. Sot pedagogët dhe universitet protestojnë dhe kanë bojkotuar mësimin. PD mbështet të gjitha kërkesat e tyre dhe merr përsipër adresimin me përparësi të plotë të çdo kërkese që kanë paraqitur deri sot, madje dhe përmirësime të tjera. nuk mund të ketë asnjë dyshim se rrogat e pedagogëve të universiteteve tona s’mund të jenë më të ulëta se të universitetit të Prishtinës. Se buxheti do të shumëfishohet.
Ftoj të rinjtë të ngrihen në lartësinë e idealeve e shpirtit e guximit të tyre e të vijnë protestat e ti japin përgjigjen e merituar regjimit monist të Ramës”, tha Berisha.
Fraksion.com