Horoskopi ditor, e martë 25 tetor 2022
Ky është horoskopi ditor për ditën e nesërme, e martë 25 tetor 2022. Parashikimi për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Dita e sotme do të jetë e varfër për sa u përket lajmeve të reja. Nga pikëpamja profesionale mos i jepni shumë peshë një propozimi pune pa e vlerësuar me kujdes. Në sektorin e ndjenjave paraqitet gjithçka mirë, do të keni një mirëkuptim perfekt me partnerin.
Demi
Mos u besoni personave që ju premtojnë vende pune mjaft joshëse, sepse shumë nga këto premtime janë false. Në qoftë se i besoni pa verifikuar, rrezikoni të gjendeni përballë një situate aspak të këndshme. Në qoftë se dëshironi të vini pikat mbi ‘i’ në jetën sentimentale, ky do të jetë momenti i duhur.
Binjakët
Do të jenë mjaft të forta energjitë që Hëna, Dielli dhe Neptuni ju dhurojnë sot si në dashuri dhe në jetën profesionale. Tani që edhe Marsi është në anën tuaj, kontaktet me persona që ndodhen larg do të jenë me të vërtetë të favorizuara.
Gaforrja
Periudhë e artë për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje, sidomos për ata që do të kenë fatin të përjetojnë eksperienca të reja. Kush ndihet i lodhur nga situata profesionale dhe marrëdhënie sentimentale pa një të ardhme mund të përfitojnë nga rasti për të ndryshuar pozitivisht jetën e tyre. Mbrëmje argëtuese në shoqërinë e miqve.
Luani
Me Hënën në kundërshtim duhet të tregoheni më tolerant dhe të evitoni të shkarkoni pakënaqësinë mbi personat që ju duan, duke filluar këtu që nga familjarët tuaj. Pozicioni aspak i favorshëm i Afërditës me shenjën tuaj nuk ju ndihmon në sektorin e ndjenjave. Partneri juaj duket shumë i shpërqendruar, ndërsa juve ju tërheq një person tjetër.
Virgjëresha
Mos u manipuloni nga persona që ju bëjnë lajka, duke përdorur fjalë të bukura. Ndiqni instinktin tuaj për të zgjedhur bashkëpunëtorë, ortakë në punë ose miq të rinj. Përballoni çdo situatë dhe veproni me dinamizëm dhe shpirt krijues siç ju sugjeron Dielli.
Peshorja
Një projekt pothuajse një ëndërr që prej kohësh keni në mendje të realizoni, mund të materializohet gjatë këtyre ditëve. Në dashuri do të kaloni momente emocionuese me partnerin. Mundohuni të mos e ekzagjeroni shumë me ushqimin.
Akrepi
Sakrifikoni një pjesë të kohës suaj të lirë për të arritur një sukses profesional që ka nevojë për një angazhim maksimal, do ta shikoni se do ia vlejë. Në qoftë se jeni të dashuruar organizoni diçka romantike për njeriun e zemrës.
Shigjetari
Hëna në shenjën tuaj do ju dhurojë një minierë me surpriza dhe ide të suksesshme. Në qoftë se keni ndonjë çështje për të sistemuar ose iniciativa për të programuar mundohuni të përfitoni nga kjo fazë e favorshme. Të reja të rëndësishme për sa i përket dashurisë, ku do të merrni ftesa, propozime dhe mesazhe romantike. Sot mund të ndodhë gjithçka.
Bricjapi
Dëshira për të arritur suksesin e dëshiruar në sektorin profesional do ju bëjë të merrni përsipër një sërë angazhimesh. Do të jenë aq të shumta saqë do ta keni të vështirë t’i përballoni siç duhet. Rrezikoni të bëni gabime ose të debatoni me kolegët në punë, por në qoftë se tregoheni më diplomatë e të qetë siç ju sugjeron Afërdita, do të arrini suksese, miratime dhe ndihmën e dëshiruar.
Ujori
Kjo do të jetë dita e duhur për të bërë ndonjë ndryshim në jetën tuaj. Me hënën në sektorin e transformimit mund të mbyllni një kapitull të vjetër në dashuri, për të nisur një më interesant. Do të zgjidhni pa pasur frikë rrugën që duhet të zgjidhni.
Peshqit
Një valë optimizmi që ju përshkon do ju bëjë t’i shihni gjërat nën një aspekt tjetër. Do ta shikoni se tani do ta keni më të lehtë të gjeni zgjidhjen e duhur ndaj problemeve të momentit. Afërdita ju këshillon të mos lini pas dore njeriun e zemrës, edhe pse gjatë kësaj periudhe keni njohur persona të rinj.
Fraksion.com