AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: 450 milionë euro përrallë, impianti i mbetjeve në Fier funksional

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarë të Fierit ku foli për rezultatet e prekshme të punës për Fierin e Rilindur u ndal dhe tek akuzat e opozitës për inceneratorët.

Ai theksoi se, si mund të kriminalizohet një vepër reale dhe prekshme për banorët e Fierit si impianti i mbetjeve, i cili i ka kthyer tashmë frymëmarrjen gjithë qytetit.

“Si mund ta pranojmë ne që një vepër kaq e rëndësishme, kaq domethënëse dhe kaq reale e prekshme në jetën e banorëve të Fierit, për mushkëritë e fëmijëve dhe të moshuarve dhe të të gjithëve atyre që jetojnë në Fier siç është impianti i trajtimit të mbetjeve. Ky impiant na ka dhënë mundësinë ta fshijmë komplet atë kodrën e turpit të plehrave që rrinte aty dhe qelbte gjithë ajrin e Fierit prej 30 vitesh të kriminalizohet për shkak se në procesin e ndërtimit të këtyre impianteve ka patur veprimtari korruptive, si mund të flitet për 450 milionë euro që qenkan vjedhur. Si janë vjedhur? Si mund të vidhen paratë të cilat nuk janë derdhur. Nuk ekziston 450 milionë euro është një përrallë”, tha Kryeministri.

Rama theksoi se, impianti është aty është fizik, është i dukshëm dhe kodra e madhe e plehrave që tymoste gjithë qiellin e Fierit nuk është më aty. Është një zonë ku po mbillen pemë janë mbjellë 5 mijë do mbillen dhe 3 mijë të tjera, do bëhen fushat e basketbollit dhe vendet për të moshuarit dhe këndet e lodrave për fëmijët.

 

Fraksion.com