Yuri Kim vizitë në GJKKO, zhvillon takim me gjyqtarët
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim po zhvillon një vizitë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vizita vjen një ditë pas mesazhit të fortë që tha ambasadorja Kim në 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, se ata që duan ta kthejnë Shqipërinë në kohën kur gjyqtarët kërcënoheshin, duhet të ndalojnë.
Ajo shtoi se reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara dhe po fillon të japë rezultate reale.
Gjyqtarëve antikorrupsion Kim pritet tu japë mesazhin e radhës. Fakt është që dhjetë ditët e fundit ambasadorja amerikane ka qenë e drejtpërdrejtë për kërcënuesit, shantazhuesit e drejtësisë nga njëra anë dhe njerëzit e drejtësisë që nuk duhet të stepen.
Fraksion.com