Vdekja e 32-vjeçarit në Tiranë, Rama: Akuzojnë policinë se vrau një djalë të ri, nuk ka asnjë shenjë! Duan ta lidhin me Klodian Rashën për të nxjerrë njerëzit në protesta
Kryeministri Edi Rama foli sot për vdekjen e të riut Lear Kurti. Nga Elbasani, Rama tha se ka që ditën e djeshme që përflitet se i riu është vrarë nga qeveria dhe nga shteti.
Më tej, ai akuzoi opozitën se kërkon që këtë çështje ta lidhë me atë të Klodian Rashës, duke tentuar që t’i nxjerrë njerëzit në rrugë.
“Akuzojnë policinë se ka vrarë një djalë të ri, në mënyrën më korrekte më serioze më dinjtioze policia ka pezulluar personat që mos të jenë të përfshirë në asnjë lloj procesi, është ngarkuar agjencia përkatëse, është mjekësia ligjore që bën punën e vet, nuk ka asnjë shenjë që të ketë qenë ndonjë gjë e bërë me të keq dhe gjithsesi të gjithë presim përfundimin, autopsia raporti i mjekësisë ligjore e me radhë.
Por çfarë lloj qeniesh janë këta që ju dalin njerëzve si gogol në ekranet e televizorëve ku ju e shikoni megjithëse flasin për një regjim që kontrollon gjithçka, ne s’kontrollojmë asgjë, se ato ekrane janë ekrane në një barrikadë kundër qeverisë për arsye të pronarëve të tyre, e vrau policia, se dua ta lidhin në psikologjinë e njerëzve me atë tmerrin e madh që ishte në të rast një tmerr i vërtetë të të ndjerit Klodian Rasha dhe duan ti nxjerrin njerëzit rruge”, tha Rama.
Fraksion.com