Vdekja e 32-vjeçarit në duart e policisë, Berisha akuza të forta: Iu vendos një qese me kokainë në stomak, përsëritën skenarin e Klodian Rashës me armën
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar edhe njëherë për vdekjen e Leart Kurtit. Pavarësisht se sipas ekspertizës i riu në stomakun e tij u gjetën doza kokainë, Berisha i mbetet të njëjtit qëndrim se vdekja e tij erdhi si pasojë e policëve.
“Çfarë ndodhi pas kësaj, gjithçka u bë po kaq e shëmtuar sa krimi. U vërsulën kriminelë të tjerë me uniformë me në krye Ardi Veliun, për të falsifikuar çdo të dhënë, njoftuan se ndërroi jetë në spital, kur e dërguan kufomë. Në kundërshtim absolut me praktikën e hetimit, ndërmorën autopsinë sikur të ishin klandestinë, në ora 4 të mëngjesit, e palejueshme për një akt autopsie, sidomos kur thua për vdekje natyrale, të japë rezultatin, duhet lënë të paktën 12 orë. Në një rast të tillë kur vdes një 32-vjeçar dhe është subjekt hetimi, autopsia bëhet nga grup ekspertësh dhe jo një të vetmi nën terrorin e Ardi Veliut.”, tha Berisha
Fraksion.com