“Rama shpikësi i Email-it anonim”, Hapja e dosjeve, Meta: Kërkon të shmangë vëmendjen nga 1 miliard dollarë që po planifikon për 7 kontrata
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se dakordësia e PD-së dhe PS-së për të hapur dosjet e sigurimit të shtetit është thjesht një shfaqje për të tërhequr vëmendjen nga vjedhjet e tij. Meta tha se Rama është shpikësi i Email-it anonim ‘I.M.,’. Meta tha gjithashtu se Rama është duke u trembur nga Partia e Lirisë
“Tani Rama kërkon të shmangë vëmendjen nga këto 1 miliard dollarë të reja që planifikon për 7 kontrata të reja për vitin që vjen. Këtu ka lekë për pedagogë, student, pensione. Po ai nuk rrit dot këto se s’do shkojnë në xhepin e tij. Ai fryn kontratat, PPT me qëllim për ti mbajtur ai. Rama është shpikësi email0-it anonim, e di mirë që ka bërë një autogol që do i kushtojë shumë. Por ai ka më shumë gjëra të tjera. Partia e Lirisë e tmerron ja prish gjumin. Sa i takon Autoritetit të manipulimit ju e dini që me atë jemi në një proces gjyqësor dhe do të vazhdojë. Kuvendi i Shqipërisë është tromaksur nga aktet që ka parë kryetarja e kuvendit dhe e kanë tromaksur dhe atë. Tani të gjithë e dimë që kemi të bëjmë me një akt mafioz. Dhe zgjidhja është Edi Rama, i cili është një peng, se ai nuk është zoti i kësaj afere, ai është pengu i kriminelëve.’- tha Meta.
Meta tha gjithashtu se ka qenë duke festuar mbrëmjen e djeshme teksa në Kuvend u votua pro hapjes së dosjeve, çka çon edhe në verifikimin e tij nëse ka qenë spiun i ish-sigurimit.
“Ligji që kanë bërë këtë mbrëmë. U mbars mali dhe polli një mi. Mali u mbars më 25 korrik me një e-mail anonim dhe polli një mi mbrëmë në mes natës, më kanë thënë se unë kam qenë në një festë familjare të një miku dhe meqë nuk i dalin dy breshkat uroj që miu ta ndihmojë për ti përmirësuar frymëmarrjen për betejat që i vijnë përpara. Rezultati i Partisë së Lirisë do jetë spektakolar në radhë të parë në kryeqytet, kontributi i PL do jetë i jashtëzakonshëm për fitoren e kandidatëve kundër të gjithë kandidateve rilindas që kanë treguar sesi e kanë shkatërruar shërbimet ndaj qytetarëve”, tha Meta.
Fraksion.com