Protestat, Berisha: Situata është e padurueshme, biznesi dhe shtresa e mesme kurbanët e radhës të qeverisë
Kreu i PD-së Sali Berisha tha sot se së shpejti do të përcaktohet dhe dita e nisjes së protestave të opozitës.
Ai deklaroi se do jetë një nga temat e takimit me krerët e degëve të PD.
“E dyta çështje është protesta, sot ka në takim të rëndësishëm me të gjithë kryetarët e degëve të rretheve. Takimi ka dy çështjes kryesore, primaret dhe protestën. Po shkojmë drejt përcaktimit të fillimit të ditës së fillimit të protestave. Ky përcaktim do jetë i afërt. Do ua komunikojmë, strukturat do e bisedojnë dhe pastaj do keni vendimin përfundimtar.
Situata është e padurueshme. Biznesi dhe shtresa e mesme pas zhytjes në mjerim të shtresës së varfër janë kurbanët e radhës të politikave të hajnisë dhe brutalitetit të qeverisë”, tha Berisha.
Fraksion.com