AktualitetPolitikëTë fundit

Protesta e PD-së për vdekjen e Lear Kurtit, Meta: E mbështesim plotësisht, vrasësi përsëritës është policia e Edi Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar ditën e sotme se do të mbështesë plotësisht protestën e ditës së sotme, të organizuar nga Partia Demokratike, për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti.

Gjatë një komunikimi të përjavshëm me gazetarët, Meta ka theksuar se kjo protestë ka suportin e plotë të Partisë së Lirisë dhe se vrasësi përsëritës është policia e Edi Ramës.

Meta: Protesta është e domosdoshme, mbështesim çdo protestë aq më tepër këtë, ku vrasësi përsëritës është policia e Edi Ramës. E mbështesim plotësisht.

 

Fraksion.com