AktualitetPolitikëTë fundit

“Nëse do isha Allende, Rama s’do ishte dot Pinochet”, Meta për ligjin e dosjeve ‘të votuar mbëmë’: U mbars mali dhe polli një mi

Në një konferencë për media, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se  Ilir Meta i ka mbajtur të gjitha premtimet deri në 24 korrik aty ka qenë një kështjellë e paprekshme e kushtetutës dhe i kam fituar të gjitha betejat.

Ilir Meta: Ilir Meta i ka mbajtur të gjitha premtimet e tij, meqë përmendët Allende, e kam bërë atë deklaratë dhe e dija se çfarë vinte pas saj, por nëse do isha Allende, Rama s’do ishte dot Pinochet. Unë e kam mbajt premtimin tim dhe deri në 24 korrik aty ka qenë një kështjellë e paprekshme e kushtetutës dhe i kam fituar të gjitha betejat.

Për çështjen e ligjit që ca kanë bërë këta mbrëmë, dihet, ‘u mbars mali dhe polli një mi’… Mali u mbars mbrëmë në mes të natës dhe polli një mi. Meqë nuk i dalin ato dy breshkat të marrë një mi. Edi Rama kërkon të shmangë vëmendjen nga këto 1 miliard dollarë të reja që planifikon për 7 kontrata të reja për vitin që vjen. Këtu janë lekët dhe për pedagogët dhe për studentët. Këtu janë lekët dhe për të rritur pensionet, këtu janë lekët për të rritur rrogat.

 

Fraksion.com