AktualitetPolitikëTë fundit

“Kupa u mbush”, Berisha njofton protestë sot para Ministrisë së Brendshme: Stop ekzekutimit të shqiptarëve

Një ditë pasi 32-vjeçari Lear Kurti humbi jetën pasi u arrestua nga policia, kryedemokrati Sali Berisha ka thirrur protestë para Ministrisë së Brendshme.

Kreu i PD-së  ka shpërndarë njoftimin e protestës dhe bën thirrje për t’iu bashkuar protestës sot në orën 20:00 para Ministrisë së Brendshme.

Berisha ka akuzuar ditën e djeshme efektivët e policisë që arrestuan Lear Kurtin, duke thënë se ata ushtruan dhunë monstruoze ndaj të riut dhe në lidhje me këtë deklaratë ai tha se kishte burime të sigurta.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com