“Katër viktima në ndërgjegjen e Edi Ramës!”, Tedi Blushi: Fund vrasjeve të të rinjve nga Policia e Shtetit! Sot të gjithë në protestë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi deklaron se vrasësit me uniformë të Policisë së Shtetit po u marrin jetën të rinjve shqiptarë në rrugë, në plazhe dhe në ambientet e Komisariateve.
Duke iu referuar vdekjes së 32-vjeçarit në Komisariat, por edhe vrasjeve të Klodian Rashës, Ilvi Meta dhe Jonada Avdia, Blushi shkruan se këto ngjarje tragjike dhe tronditëse nuk do të jenë të fundit sa kohë në pushtet të jetë Edi Rama, Bledi Çuçi dhe falangat e tyre të inkriminuara në Policinë e Shtetit.
“Katër viktima në ndërgjegjen e Edi Ramës! Fund vrasjeve të të rinjve nga Policia e Shtetit!
Vrasësit me uniformë të Policisë së Shtetit po u marrin jetën të rinjve shqiptarë në rrugë, në plazhe dhe në ambientet e Komisariateve.
Këto ngjarje tragjike dhe tronditëse nuk do të jenë të fundit sa kohë në pushtet të jetë Edi Rama, Bledi Çuçi dhe falangat e tyre të inkriminuara në Policinë e Shtetit.
Sot, e premte, në ora 20:00, të gjithë në protestë para Ministrisë së Brendshme!”, shkruan Blushi.
Fraksion.com