Homazhe për vdekjen e 32-vjeçarit: Çfarë ndodhi në protestën për Lear Kurtin
Ka përfunduar protesta për vdekjen e të riut Lear Kurti, pas rreth një ore. Qytetarët kanë kërkuar drejtësi për të riun që humbi jetën në komisariatin nr.3 në Tiranë, duke fajësuar autoritetet për papërgjegjshmëri dhe mungesë transparence.
Protesta nisi rreth orës 19:30 përballë Ministrisë së Brendshme, ku qytetarët kërkuan dorëheqjen e ministri Bledi Çuçi, duke akuzuar edhe kryeministrin Edi Rama për papërgjegjshmëri.
Pas më shumë se 45 minutash, qytetarët marshuan drejt Kryeministrisë.
Gjithashtu ata mbajtën një minutë heshtje në nder të të riut.
Ndër të tjera në përfundim të protestës, ata paralajmëruar se do të ketë edhe një tjetër protestë dhe se ora dhe dita do të njoftohet në rrjete sociale.
Gjatë kësaj proteste një qytetar i revoltuar i ka bërë thirrje shqiptarëve të bashkohen dhe të mos qëndrojnë në shtëpitë e tyre duke mos reaguar për padrejtësisht që po ndodhin në vend.
Kush e ka radhën? Çuçi ik.. Kush do të vritet prapë nga policia, Sa do të zgjasë kjo çmenduri. Po na vrasin, ditën , natë dhe nuk reagojmë. Thirrje atyre që rrinë në shtëpi në divan. A nuk ju vjen turp. Thirrje baballarëve. Si mund të rrini në shtëpi? Nuk po ndodh vetë njëherë. Policia vret qytetarët. Kush është reagimi i institucioneve. Policët thonë janë të pajisur me kamare, përse nuk dalin. Komisariatet të pajisura me kamera, për se nuk bëhen publike? Përse i fshehin? Këta që flasin për patriotizëm, përse s’i nxjerrin. Kujtojmë Klodian Rashën. Nuk kërkuan falje. Një i ri u vra në mes të Tiranës dhe askush nuk reagoi. Sa do të vazhdojë kjo çmenduri? Nëse nuk kuptojmë se duhet të reagojmë do të mblidhemi sërish pas 2-3 muajsh për të qarë të vrarin e radhës nga kjo polici”, tha një protestues.
Adriana Kalaja, në protestën që po organizohet para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e Lear Kurtit, të riut që kumbi jetën mbrëmjen e dy ditëve më parë ndërsa ishte i shoqëruar nga policia në Komisariatin 3, kërkoi që protestat të vijojnë deri në dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, dënimin e policëve të përfshirë.
Qytetarët u bënë bashkë përballë Ministrisë së Brendshme, ku edhe kanë kërkuan drejtësi për vdekjen e 32-vjeçarit.
“Të bashkohemi që t’i tregojmë këtij ministri që nuk e njeh detyrën që përfaqëson. para disa vitesh vetë kryeministri bën një deklarata, në lidhje me Policinë e Shteti u një efektiv polic vret në kushtet e mbrojtjes ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqje. Ne jemi mësuar që kryeministri nuk i mban premtimet. Jemi mësuar që qeverinë e ka bazuar në propagandë mashtrime, halucinacione që i shikon vetëm ai nga substancat që përdor. Bëhu një herë të vetme njeri, të shohësh popullin në çfarë derexheje e ke çuar. Ky popull nuk mund të bie pre e shantazheve tuaja sepse ti je frikacaku më i madh këtu që përdor çdo metodë për të hedhur baltë në sytë e popullit, Pushtin e ke vetëm në pushtet frike. Sa herë ka revolte ti largohesh. Ju them sot, jep dorëheqjen. Ik , Ik…”, u shpreh një tjetër protestues.
Fraksion.com