AktualitetPolitikëTë fundit

“Bir selman i nënës”, Rama: Po ça testimi do më bëni ju dhe ‘Non Grata’ mua? Ju ka kapur 90- vjeçari dhe s’ju lëshon

Kreu i qeverisë Edi Rama në një përgjigje të replikës së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj dhe deputetit të Rithemelimit Bylykbashi, u shpreh se këta të fundit janë në atë sallë të seancës plenare, falë llumit të bërë nga Berisha.

Në një replikë të gjatë u tha se PS dhe kryeministri nuk do të bëjnë asnjë testim, sepse testimin më të madh pasi dosjet nuk u hapën nga Partia Demokratike por nga mazhoranca. Me ironi kryeministri u tha me replikat dhe kontributin e tyre në politikë ata jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për vendin por kanë kënaqur një Non Gratë dhe ish diktatorin Enver Hoxha.

“Bir selman i nënës me kë të merrem më parë. E para, ti do më testosh mua? Po për çfarë? Unë testin e parë e kam bërë bashkë me Ardian Klosin dhe Trebershinën të parin në regjim.

Unë e kam bërë testin tim kur bashkë me Ardian Klosin dhe Trebeshinën u kemi thënë  njerëzve për plotësimin e një peticioni për lirimin e të burgosurve politikë dhe shpëtimin nga Enver Hoxha, Atë peticion ju nuk e botuat. E kam takuar Non Gratën tuaj edhe më përpara, kur kemi qenë te stadiumi, mua s’më thirri partia juaj i ndava që në sekondën e parë, që kur thanë se Ramiz Alinë e kemi kandidat konsensual. Mua më etiketuan të dyja palët, si fashist, Non Grata juaj nuk donte të na linte të flisnim, thanë që nuk duhet të flasin këtu ata që duan të nxjerrin llumin nga burgjet. Kush ishte llumi? Ju, e të parët tuaj. Dhe ju u kthyet në llumin e llumit tuaj. Dhe më thua ti mua test, po pse nuk i hapët ju dosjen, pse i hapëm ne dosjet? Për cilën propagandë komuniste flet ti? Ata që s’ka kapur Oerdi? Juve ata juve ju japin punë. Juve ju japin punë, Enver Hoxha, xhahilat… Pa ata ju do ishit të pa punë, ai është kreu juaj. Po ti do të më testosh mua, në fjalët e tua ndihet shqetësimi yt sesi duket para Non Grata. Juve se keni mësuar kurrë këtë, se jeni rrahur që të vegjël pavarësisht se ju ka dalë mjekra. S’ka nevojë njeriu të thotë s’është Pazar s’është Pazar. Ça testi do më bëni mua? A s’ishit ju ata që iu futëm bunkerin. S’keni rrëzuar gjë ju, as ai non grata juaj. Ai mori peng atë lëvizjen studentore atje. E mori, e shyqyr që e mori, se po mos ta merrte ai s’do ju vinte radha të vinit ju këtu.- tha Rama.

Rama ju drejtua edhe njëherë kreut të grupit parlamentar, Alibeaj duke i thënë se nuk mund të testohet, për aq kohë sa këta të fundit kanë aq frikë nga sekretet e errëta të së kaluarës sa edhe për muzeun ‘Bunkarti’ patën frikë se do u ringjallej komunizmi. Kryesocialisti iu kthye edhe Bylykbashit me ironi duke i thënë se një 90-vjeçar ‘Non Grata’ e ka kapur pas vetes dhe nuk e lëshon dhe është pikërisht Berisha ai që u ka siguruar këtyre politikanëve vendin e tyre në atë seancë plenare.

Ça do më testosh ti mua? Për komunizmin, për vetë Shqipërinë ka publikuar agjencia telegrafike japoneze, botoi atë Bunkartin atje, që thatë do ringjall këtë e atë… Po s’ka njeri frikë nga e kaluara kot… (…) Kë do kapësh o Oerd, 90-vjeçarët? Ty të ka kapur 90- vjeçari dhe s’të lëshon, ti kërkon këta ai të ka kapur ty. Unë vrava Gjykatën Kushtetuese, cilën? Atë që doli 7 out me pasuri marramendëse që të la vetëm ty brenda. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda. Cilën, atë me pasuri marramendëse. Kot tani Oerd se ti se meriton ngritjen time të zërit dhe ti e di ditë historike se për herë të parë po voton në jetën tënde. Këtu ishe ti? A nuk ishe deputet, ke qenë i vogël… Aq shumë jeni rrahur të vegjël sa flisni sikur keni 32 vite këtu. Ti, kur unë luftoja me babanë ti vrisje gjelat e detit. Shërbëtori i komunistëve, komunisti, njeriu që i lëpihej për tu futur te blloku etj drejton partinë antikomuniste në Shqipëri. Dhe ju thoni pse ika unë, ika pikërisht për këtë arsye. Në atë sallë ku ika unë ka pasur disa dëshmitarë dhe fjalia ime ka qenë kjo: Ore ju që jeni disa figura këtu i keni testerat e partisë së punës. :Po si dini ju se ishit te gjelat e detit. Ju jeni një mjerim, një turp, ju jeni kënaqësia më e madhe e shokut Enver që nga varri qesh hihihi. Po për këto mjafton të shihni perspektivën tuaj jeni komplet pjella e pjellave të komunizmit. Ne test s’jam unë jeni ju!- tha Rama.

Kujtojmë se ditën e enjte,  në një seancë maratonë, që zgjati më shumë se 12 orë dhe u shoqërua me debate mes deputetëve, i hapet rrugë verifikimit të të gjithë të dyshuarve si ish bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 94 vota pro dhe 1 abstenim propozimin e Partisë Socialiste për shfuqizimet e komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie.

Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se është ish-Presidenti Ilir Meta.

Gjithashtu u miratuan edhe amendamentet e propozuara bashkërisht nga PD dhe PS që çdo kush mund të kërkojë dosjen e tij, por duhet ta argumentoj pse e kërkon dhe nëse të dhënat do të dalin në publik e të keqpërdoren, do të mbajë përgjegjësi.

 

Fraksion.com