AktualitetTë fundit

“Air Albania” braktis paragjerët?

‘Air Albania’ ka braktisur sërish pasagjerët e tij në Rinas të cilët do të fluturonin drejt Turqisë këtë mbrëmje.

Këtë herë kanë qënë 2 shtetas amerikanë, të cilët na kontaktuan për të përcjellë shqetsimin e tyre, pasi  kanë humbur fluturimin.

Ata nuk kanë mundur të udhëtojnë drejt Turqisë pasi shkaqet e ndryshimit të orarit janë të paqarta dhe pasagjerët nuk janë informuar.

Nisja drejt Turqisë ishte planifikuar në orën 17:35, por pasagjerët nuk e gjetën ‘Air Albania-n’ në aeroport pasi avioni ishte nisur rreth 2 orë para orarit.

Udhëtarët me inicialet N.B dhe S.XH.B që kishin ardhur në vendin tonë si turistë, do të udhëtonin mbrëmjen e sotme drejt Turqisë e më pas drejt SHBA-së, por kur kanë shkuar në sportel pasditen e sotme për të bërë ‘check-in’,  kanë marrë përgjigje se avioni është ngritur në fluturim drejt Turqisë.

E si rrjedhim paragjerët me shumë gjasa mund të humbin edh avionin tjetër drejt SHBA-së, i cili ‘duhet kapur’ në aeroportin e Stambollit në orën 07:30, ditën e nesërme.

Për udhëtarët nuk ka asnjë shpjegim. Prej orës 18:00 ata enden nëpër aeroport pa marrë ende asnjë përgjigje.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Fraksion.com