AktualitetTë fundit

500 mijë eurot e kapura në Portin e Durrësit, publikohet emri i agjencisë dhe fotot e pronarit

Janë zbardhur detajet të reja nga zbulimi i qindra mijëra eurove të padeklaruara pasditen e sotme brenda një autobusi në Portin e Durrësit.

Personi që shihni në fotot e mëposhtme është Elidon Çela, shoferi i arrestuar i autobusit, i cili është dhe pronar i agjensisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura”.

Çela është kapur dhe herë të tjera nga Policia me para të padeklaruara, por me shuma më të vogla se sa e sotmja. Gjithashtu, ai është kapur disa herë edhe duke sjellë në Shqipëri mallra të vjedhura.

Paratë ishin fshuhur në tavanin e autobusit që ishte nisur nga bari i Italisë, në një vend pranë kondicionerit, të ndara në 6 qese plastmasi, siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme.

Paratë e fshehura u kapën nga skaneri, ku siç shihet në fotot e mëposhtme gjurma e zezë e lënë në skaner, teksa është e nënvizuar edhe më të kuqe me alarmin “red”.

Policia thotë se përveç Elidon Çelës, janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë, teksa vijon puna për numërimin e saktë të sasisë së eurove dhe për identifikimin e kapjen e personave të përfshirë.

Njoftimi i Policisë:

Në portin e Durrësit, si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, gjatë ditës së sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eurot”, është ushtruar kontroll i imtësishëm nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Durrës.

Si rezultat i informacioneve dhe kontrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të një autobusi janë gjetur të fshehura 6 qese plasmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 500 000 euro.

Nga Policia e DVP Durrës janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për numërimin e saktë të sasisë së eurove dhe për identifikimin e kapjen e personave të përfshirë. Në përfundim të veprimeve do të japim informacion të plotë.

 

Fraksion.com