Life StyleTë fundit

Xhemi apo Fjoralba? Ja si iu përgjigj Salsano pyetjes që e “përndjek” kudo

Aktori i humorit Salsano Rapi është gjendur në një situatë të vështirë, ku i duhej të zgjidhte mes moderatoreve me të cilat prezanton “Portokalli”, Fjoralba Ponarit dhe Xhemi Shehut.

Aktori i humorit ishte i ftuar në një intervistë në “Breaking”, ku në një rubrikë të programit u përball disa pyetje të shpejta. Mes të tjerash moderatorja e pyeti Salsanon se kë zgjedh mes Fjoralba Ponarit dhe Xhemi Shehu.

Në përgjigjen e tij Salsano tha se kjo është një pyetje që i bëhet gjithmonë, ndërsa shtoi se: “Të dyja janë shumë të mira”

Kujtojmë se disa kohë më parë, i pyetur gjatë një loje të realizuar në “E Diell”, Salsano Rrapi vendosi të përgjigjej.

“Zgjidh vajzën me të cilën do të doje gjithmonë të  moderoje “Portokalli” mes Eneda Tarifa, Fjoralba Ponari dhe Xhemi Shehu?”- ishte pyetja që iu drejtua aktorit të humorit nga Nevina Shtylla.

Pavarësisht se pas tij ndodheshin miqtë e moderatores Fjoralba Ponari duke i thënë emrin e saj, Salsano vendosi të zgjedhë Xhemi Shehun.

“Fjoralbën… e dua shumë sigurtisht që është partnere shumë mirë por unë e kam deklaruar që dashurinë për të prezantuar unë e kam me Xhemi Shehun”- tha Salsano.

Kujtojmë se këtë vit Xhemi është rikthuer pas një pause në ekran, si moderatore e “Portokalli”. Xhemi u rikthye jo vetëm krah Salsanos por edhe krah moderatores Fjoralba Ponari. E pyetur për bashkëpunimin me këtë të fundit, moderatorja tha se mes tyre nuk ka asnjë rivalitet dhe se është me fat që moderon krah saj.

“Fjoralbën e njoh që te “E diell”. Më bëhet shumë qejfi që do punojmë bashkë. Kam konsideratat më të larta. Përveçse është e talentuar dhe duket sikur ka një jetë që e bën “Portokalli”, është njeri shumë i mirë dhe sot vuan për njerëz të mirë dhe jam me fat që punoj me të. Nuk e shohim njëra-tjetrën si rivale.”– deklaroi Xhemi.

 

Fraksion.com