AktualitetTë fundit

Vdekja e të riut në komisariat: Përfundon ekspertiza mjeko-ligjore, familjarët tërheqin trupin e 32-vjeçarit. Përcillet sot për në banesën e fundit

Ka përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të pajetë të 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili ndërroi jetë në komisariatin nr.3 në Tiranë, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ndodhi pak para mesnate.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se pasi përfundoi ekspertiza, familjarët kanë tërhequr trupin e pajetë të të riut. Ndërkohë, po sot do të bëhet ceremonia mortore e të riut, i cili do të përcillet pasditen e sotme drejt banesës së fundit.

Kujtojmë se AMP në një komunikim zyrtar tha se gjatë shoqërimit të tij me një patrullë dhe pas mbërritjes së tij në komisariatin nr.3 i riu kishte ndjerë shqetësime dhe ishte dërguar në spitalin e Traumës, ku kishte gjetur vdekjen. Por burime nga spitali i Traumës thanë për News24 se i riu kishte shkuar në këtë institucion i pajetë.

 

Fraksion.com