AktualitetPolitikëTë fundit

Vdekja e të riut në Komisariat, Berisha i kërkon 1 minutë heshtje parlamentit, kërkesa nuk miratohet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi sot ë Kuvendi i Shqipërisë të mbante 1 minutë heshtje për vdekjen e Lear Kurtit në komisariat.

Ai u ngrit nga karrigia e tij dhe u nis drejt podiumit edhe pse nuk iu dha fjala.

Berisha tha se 32-vjeçari se i riu është vrarë nga banditët e qeverisë. Kreut të PD-së nuk iu dha fjala dhe nuk iu miratua kërkesa, ndaj u largua nga salla duke zgjedhur të flasë për mediat jashtë Kuvendit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate. Lear Kurti u ndalua nga patrulla e policisë në komisariatin nr.3, pranë “Don Boskos”. Kurti u shoqërua për në polici dhe në komisariat nisën problemet shëndetësore. Ai nisi të dridhej dhe policia nuk priti ambulancën por bëri shoqërimin e tij me makinë policie. Spitali i Traumës deklaron se i riu mbërriti i vdekur në spital. Ende është e paqartë ajo që ka ndodhur.

 

Fraksion.com