AktualitetPolitikëTë fundit

Vdekja e 32-vjeçarit, Berisha: Efektivët e rrahën në makinë dhe e dërguan në komisariat pa ndjenja

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e 32-vjeçarit ne komisariatin nr.3 në Tirane.

Bazuar në mesazhin e një qytetari dixhital, Berisha pretendon se efektivët e rrahën në makinën e policisë dhe e dërguan në komisariat pa ndjenja.

Berisha e ka cilësuar një krim te shëmtuar vdekjen e Leart Kurtit. Sipas Berishës banditët me uniformë i morën jetën.

KRIM I SHËMTUAR!

Banditë me uniformë i marrin jetën të riut 32 vjeçar, Leart Kurti. Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjeja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi.
🔖Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Dr. Policia e droges i merr jeten nje tjeter te riu 32 vjecari i cili eshte ndjekur nga efektivet e droges me vrap dhe pasi e kane futur ne furgon me shume mundesi ai eshte goditur nga banditet me uniforme,ne momentin qe ka shkuar ke komisarjati nr 3 aty ai ka humbur ndjenjat. Sipas burimeve tona banditet qe i moren jeten djalit nuk lajmruam ambulancen sic e kerkon protokolli por e kane derguar me makinen e policise prane ambjenteve te Traumes! I riu quhet Laer Kurti!

 

Fraksion.com