AktualitetTë fundit

Policët që e shoqëruan po merren në pyetje, detaje nga vdekja e 32 vjeçarit në Tiranë: Ndërroi jetë në komisariat, në spital u dërgua i vdekur

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku 32 vjeçari Laer Kurti ka ndërruar jetë.

Burime bëjnë me dije se i riu ka ndërruar jetë në komisariat dhe jo në spitalin e Traumës siç u raportua në njoftimin e Agjencisë Policore të Mbikëqyrjes. Mësohet se në momentin e mbërritjes në spital, trupi i tij ka qenë i pajetë,  duke ju referuar burimeve edhe nga spitali i Traumës,

Ndërkohë po merren në pyetje efektivët të cilët e shoqëruan 32 vjeçarin pasi ky i fundit tentoi t’ja mbathte me vrap pasi i kërkuan dokumenti identifikimi.

Deri më tani, dyshohet se shkak i vdekjes mund të ketë qnë një arrest kardiak por ende po kryhen ekspertizat mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet reale.

Informacion paraprak i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP)

Më datë 19.10.2022, rreth orës 23:07, Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar në rrugën “Riza Cuka” një shtetas të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit.

Sapo patrulla i kërkoi për të paraqitur dokumentat e identifikimit, shtetasi L.K., 32 vjeç është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur ta ndalojnë në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu, aktualisht po kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut te vdekjes dhe në përfundim AMP do të dalë me një njoftim përfundimtar për shtyp.

 

Fraksion.com