“Pedagogët protestues do jenë fitues”, Berisha: I kërkoj Edi Ramës të plotësojë me urgjencë kërkesat e universiteteve
Kreu i PD-së Sali Berisha ka dhënë sërish sot mbështetjen për protestën e pedagogëve dhe i kërkoi Ramës të plotësojë me urgjencë kërkesat e universiteteve. Ai theksoi se PD po përgatitet intesivisht për protesta.
“Për rroga, për autonomi, për kërkimin shkencor dhe subvencionimin e studentëve. I kërkoj Edi Ramës të plotësojë me urgjencë kërkesat e universiteteve. Ajo nuk është grevë e PD-së është grevë e sindikatave, por PD si një forcë politike që mbështet çdo kauzë të drejtë, do bëjë gjithçka për prevalimin e kërkesave të tyre. Përshëndetje të përzemërt gjithë pedagogëve, studentëve protestues dhe i garantoj se do jenë fitues.
PD po i përgatit siç u bë mbledhja dhe u dhanë udhëzimet për një përgatitje intensive dhe ndërkohë do vazhdojnë takimet me partnerët, me aleatët, me frontin për shpëtimin e Shqipërisë dhe asnjë diskutim që PD do jetë në protestë, në protestë, në protestë”, tha Berisha.
Fraksion.com