“Hum hum, mjau, mjau”, ironia e Flutura Açkës në Kuvend: Ja çfarë bëhet në fermën këtu. Dhe gomari për të pëllitur do më shumë….
Ajo foli edhe për rptoestën e pedagogëve ndërsa i bëri thirrje qeverisë të mos gjurmonte protestuesit ashtu si me drejtuesin e sindikatës së universiteteve që u përmend nga kryeminstri si ish-punonjës i SHIK-ut.
“Mbani shënim se çfarë bëhet në fermën pllenare këtu. Edhe gomari jashtë ka më shumë kohë për të pëllitur se 4 minutat që më japin mua. Jeni shitës të mirë të katastrofave, e bëtë më tërmetin dhe pandeminë dhe po ë beni me luftën. E dyta që keni ëhstë vjedhja dhe vjellja. Vjedh atje e gjithë këto firma e vota dhe vill kundër opozitës, që në mengjes keni vjellë këtu kundër opozitës, kundër protestuesëve se shkoni i gjeni nënën e motrën ku i kanë.
Shihni ç’bëhet me pedagogët. Ka punuar në SHIK thotë. Çfarë të keqe ka? Ai ka të drejtë të protestojë. S’ke pse t’ja gjurmosh frymën. Ju gjurmoni çdo shqiptar në Facebook. Keni dashur të pushoni nga puna një edukatore kopshti se më ka bërë like.”, tha Açka.
Fraksion.com