AktualitetTë fundit

“E kanë mbytur!”, babai i 32-vjeçarit të vdekur: Djali nuk kishte probleme shëndetësore

Babai i 32-vjeçarit të vdekur, Artur Kurti akuzon policinë për vdekjen e të birit Laer Kurti. Në një intervistë për “Top Channel” ai ka deklaruar se nuk e ka parë trupin e djalit. Po ashtu babai shton se i biri nuk ka pasur probleme shëndetësore.

Pjesë nga intervista:

Artur Kurti: Nuk e kam parë trupin e djalit, Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi.

Gazetarja: A të kanë kontaktuar autoritetet?

Babai: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka ktu shtet. Gjeta ata të shkb-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi.

Gazetarja: Të thanë çfarë ka ndodhur?

Babai: Jo s’më dhanë asnjë përgjigje.

Gazetarja: Ku ishte Laerti?

Babai: Në rrugë të zotit ka qenë o motra ime. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për ta trajtuar në ato lloj formash.

Gazetarja: A ka pasur djali yt probleme shëndetësore?

Babai: Jo asgjë. Djali ka qenë 2 metra si luan.

Ngjarja e rëndë, ndodhur sot pak pas mesnate në Tiranë, ku 32 vjecari Lear Kurti ndërroi jetë pasi u ndalua nga policia, vijon të jetë e mbushur me mister.

Fakti i vetëm është se i riu Kurti, sot nuk jeton më, ndërsa shkaku ka celur ‘ping pongun’, mes institucioneve. Iu vdiq policëve në duar, apo mjekëve?

 

Fraksion.com