AktualitetPolitikëTë fundit

Deputeti i PD-së: Në hidrocentrale po prodhohet Bitcoin! Prokuroria të nisë hetimet

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka bërë një  deklaratë të fortë sot në sallën e Kuvendit.

Sula akuzoi se në hidrocentralet e vendit po prodhohen kriptomonedha Bitcoin të cilat sipas tij po pasurojnë drejtuesit e institucioneve të energjisë. Ai iu bëri thirrje Prokurorisë dhe autoriteteve financiare që të nisin hetimin.

“Unë fshatar nga Peqini nuk kam çfarë të them kur flet dragoi. Me të vërtetë besoni te këto llogjet që thoni këtu në parlament. Mos rreni se është turp. Mjaft keni vjedhur, mos vidhni dhe dalin lekët për popullin. Kaq mor kaq.

Nuk u ngopët, punuat 8 vite për shtëpitë tuaja, këto 4 të paktën punoni për ne popullin e thjeshtë. Rusi ka ardhur, atje është, por mos i bëni rrugët 23 mln euro km. Se ajo firma amerikane nuk paska vjedhur te rruga e Kombit, tani te Skavica qenka burrë i mirë.

Mos e bëni atë instalacionin që kërkon kryeministri se është 4 mln euro. Mos harroni inceneratorët e pyetja ishte për atë që iku, a prodhon energji inceneratori i Elbasanit, thatë do na ndihmojë dhe do prodhojë energji. Jo. Pse? Se ka ikur në drejtim të paditur tjetri.

A e dini ju edhe kur fola për naftën që bëhet kontrabandë filluar me arsyetime kur të jepni shifra nga poshtë, i bëj thirrje autoriteteve të hetojnë duke filluar nga drejtuesit e OSHEE, dhe HEC-eve që prodhojnë Bitcoin që harxhon sa një qytet i tërë. Bitcoini po i pasuron këta drejtues institucionesh.

Harruat që kanë vdekur njerëz për 20 mijë lekë në burgje, dhe këta nuk i fusni në burg. Pse nuk i prekni me dorë këta. Kemi 10 vite në opozitë, nuk po fitojmë ne. Po ju them dhe një gjë. Ku është 3.3 mln euro që janë investuar në lumin Shkumbin, o qeveritarë a vlen një godinë 2.2 mln euro që nuk ezkistojnë.

Ju na thoni ne fukarenjve, përshesh po hamë. Aq shumë keni ngrënë dhe keni vjedhur se një pjesë e politikanëve u kërcet unaza e stomakut. Uleni pak dozën se është gjynah. Zonja ministre I kemi lënë institucionet me 60 mln euro borxh, sot është 200 mln euro. Fermat e Bitcin janë gropa të zeza të energjisë elektrike”, u shpreh ai.

 

Fraksion.com