AktualitetPolitikëTë fundit

“Damian Gjiknuri ka qenë Drejtor në SHIK”, Vasili: Rama ta shkarkojë që sot ose të qepë gojën se u bë gazi i botës

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar për akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj pedagogut dhe kreut të sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi.

Vasili shkruan se Damian Gjiknuri ka qenë drejtor në SHIK dhe Rama nëse e ka me merak punën e SHIK-ut ta shkarkojë atë ose të heshtë.

POSTIMI I PLOTË

Damian Gjiknuri ka qenë Drejtor në SHIK, pse nuk e shkarkon Edi Rama!
Damian Gjiknuri ka qenë DREJTOR I PLANIZIM DREJTIMIT NE SHISH.

Edi Rama e ka bërë Gjiknurin Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Ministër, Deputet, negociator e firmosësh koncesionesh, koordinator politik etj etj.
Ky është fakt publik, që gjendet në CV zyrtare të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë.
Por ky Edi Rama ka dy ditë që shqyen gojën e leh pa pushim për profesorin e nderuar të Matematikës së Aplikuar Sandër Kovaçi.
Ndërsa për Damian Gjiknurin nuk ka problem që t’i japë poste e ofiqe pa mbarim si dhe të menaxhojë qindra milionë euro koncesione që batërdisën ekonominë vendit.
Po si s’ka turp ky kryeministër që faktet ulërasin dhe ky vazhdon e dërdëllit.
Po qe se e ka merak Rama këtë punën në SHIK le ta shkarkojë që sot Gjiknurin ose ta qepë gojën se u bë gazi i botës.
P.S. Foto CV zyrtare e Gjiknurit në Kuvendin e Shqipërisë.

foto galeri

foto galeri

Fraksion.com