AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Rama të vijë të japë llogari në Kuvend, s’mund të fshihet pas Ballukut

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë seancës së sotme plenare kërkoi që kryeministri Edi Rama të ishte i pranishëm në Kuvend teksa është duke u diskutuar për situatën energjitike në vend.

Sipas Berishës, Rama nuk mund të vazhdojë të fshihet pas ministres së energjisë, Belinda Balluku, por duhet të vijë në Kuvend të përballet me opozitën.

“Mungesa e kreut të qeverisë i cili ka shndërruar energjinë në një mjet të tmerrshëm dhune financiare, psikologjike dhe të gjithanshme ndaj qytetarëve, ka shndërruar në një gropë të zezë vjedhjeje nga qeveritarët, e bën këtë debat për një çështje kaq jetike, ai ka frikë të jetë këtu, por nuk mund të fshihet pas Ballukut, nuk mund të fshihet pas zonjave ministre. Të vijë këtu, të jap llogari para shqiptarëve për vjedhjet monstruoze që po ndodhin në këtë sektor. Ai është arkitekti kryesor i kësaj grope të madhe. Ju po toleroni gjëra të pa tolerueshme. Debati është thirrur me kryeministrin dhe ai duhet të jetë këtu. Nuk mund të fshihet pas zonjës Balluku”, tha Berisha

.

Fraksion.com