Ambasadorja e BE, Hohmann: Pavarësia e gjyqësorit është gur themeli. Reforma po jep rezultate
Ambasadorja e BE-së në Tiranë Christiane Hohmann, tha sot se pavarësia e gjyqësorit është gur themeli në rrugën drejt BE-së.
E pranishme në 30-vjetorin e themelimit të Kushtetueses, Hohmann tha se Kushtetuesja ka kaluar në periudha të vështira, duhet të përbëhet nga profesionistë, integriteti i të cilëve nuk diskutohet sot.
“Pavarësia e gjyqësorit është gur themeli. Karta e BE-së e hyrë në fuqi në 2010 është jetike, ku demokracia e shteti ligjor mbizotërojnë. Shqipëria ndan këto vlera europiane, prej 1991 ka kthyer faqen e izolimit dhe zgjodhi rrugën e demokracisë e të BE.
Kjo epokë e re ka garantuar kushtetutën dhe mbrojtjen e institucioneve demokratike. Rreziku është gjithmonë i pranishëm dhe duhet të ndalohet.
Reforma në drejtësi ishte një hap i rëndësishmë për Shqipërinë, ridizenjoi sistemin e drejtësisë. Ishte një arritje e madhe për integrimin e Shqipërisë. Zbatimi i saj nuk ka qenë i lehtë dhe as perfekt, por legjitimiteti është konfirmuar gjithmonë dhe reforma po jep rezultate.
Kushtetuesja ka kaluar në periudha të vështira, duhet të përbëhet nga profesionistë, integriteti I të cilëve nuk diskutohet sot. Sot Kushtetuesja do të ketë 9 anëtarë. Kjo gjykatë luan një rol të rëndësishëm. Është një arritje për integrimin e Shqipërisë në BE. Shteti ligjor është në qendër të vëmendjes, Shqipëria ka mundësi për të konsoliduar më tej pavarësinë e gjyqësorit.
Është përgjegjësi e brezit tonë për të hapur rrugën për të ardhmen e Shqipërisë, si një vend i BE. E ardhmja nis duke mbrotjur parimet demokratike.” tha ajo.
Fraksion.com