AktualitetTë fundit

Shpërthim me eksploziv në kryeqytet, lënda plasëse iu vendos një dyqani kozmetik

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pas mesnate rreth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë.

Mësohet se lënda plasëse i ishte vendosur një dyqani kozmetik në Sheshin Wilson në kryeqytet në pronësi të Enisa Pirollit.

Nga shpërthimi fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Do të jetë dëshmia e pronares që do të ndihmojë në identifikimin e autorëve të mundshëm të ngjarjes.

Shpërthimi ka qenë i fortë dhe është ndjerë në disa zona të Tiranës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.10.2022, rreth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri”, në dyqanin kozmetik të shtetases E. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

 

Fraksion.com