AktualitetPolitikëTë fundit

“Mos u merrni me fasada se nuk kemi bukë”, Rama në Gjirokastër: Nëse nuk do kishte rëndësi, s’do kriheshin gratë 2 herë në javë, burrat do blinin…

Kryeministri Edi Rama, në një takim me qytetarë në Gjirokastër nuk i ka kursyer ironitë dhe akuzat ndaj opozitës.

Gjatë fjalës së tij se ‘Rilindja Urbane’ u përçmua dhe u pa thjesht si fasadë, por theksoi se nëpërmjet projekteve të tilla është krijuar zinxhiri i punësimit.

“Për Rilindjen urbane thoshin fasada , fasada. Nuk është e vërtete. Por kujt t’ja thuash atyre që akoma sot nuk heqin dorë nga ideja që kanë frymëzuar ndërtime pa leje apo atyre që shkojnë në Gjykatë Kushtetuese, parti politike që do të marrë pushtetin, për të rrëzuar vendimin e qeverisë për të rrëzuar konfiskimin e ligjshëm dhe marrjen për t’ja dhënë njerëzve dhe shtetit të gjithë metrat katrorë të ndërtuar pa leje.

Këta që më akuzojnë mua që mbështesim oligarkë që i kemi ne , i kam unë kullat që do tu merret çdo metër katror e hotel që i kanë bërë  pa leje, këta shkojnë në GJK për ta rrëzuar. Imagjinoni çfarë paraje po mblidhet për të blerë rrëzimin e një vendimi, kaq të rëndësishëm e kaq domethënës për të mos lejuar më , jo të bëjnë apartamente e dyqane pa leje në kulla e pallate, por të mos bëjnë më asnjë shtesë në shtëpi tradicionale.

Ai djali që ka bërë hotelin, mund të kishte bërë një gjë moderne, por ka bërë një godinë me të gjitha tiparet e traditës e ti ndjehesh i lumtur . Ideja që mos u merrni me fasada se nuk kemi bukë, është dritëshkurtësi, fasadat sjellin më shumë bukë, sepse ka punësim në hallkat e atij zinxhiri. Si do vinin për Shqipëri për të hapur biznese, duke parë plehra!?

Po të ishte fasada kaq gjë e parëndësishme nuk kriheshin gratë dy herë në javë. Burrat jo e jo, mbanin gjethen para e vazhdonin muhabetet, blenin bukë me gjethe, kaq të prapambetur janë. janë të zhytur në batakun e injorancës janë, kaq të poshtër është edhe ligësi shumë e madhe , deri në pikën që edhe luftën bërthamore mund ta ëndërrojnë vetëm për të mos parë mirë, por gjërat do të shkojnë edhe më mirë”, tha Rama.

 

Fraksion.com