Hapja e dosjeve, Meta: Nuk e pengon dot njeri karrierën time politike
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli mbrëmjen e sotme në lidhje me hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Në një emision televiziv, Meta deklaroi se askush nuk e ndalon dot karrierën e tij politike.
“Autoriteti i Dosjeve nuk ka pranuar të japë asnjë informacion që i ka për detyrë t’i japë. Dhe avokatit tim nuk kanë pranuar t’i japin asnjë të dhënë bashkë me dokumentet dhe vendimmarrjen. Nuk e pengon dot njeri karrierën politike të Ilir Metës. Kanë harxhuar qindra milione euro, le të harxhojne dhe një miliard të tjera kjo është një histori lepurushësh”, u shpreh Meta.
Fraksion.com