Life StyleTë fundit

Dalin fotot e papublikuara të modeles amerikane dhe Benzema, pas fitimit të ‘Topit të Artë’

Karim Benzema bëri historinë këtë të hënë duke fituar në moshën 34-vjeçare “Topin e Artë” të tij të parë. Ai ishte i pari francez që e bëri të vetin këtë cmim prestigjioz individual që nga viti 1998. Sulmuesi i Real Madridit, golashënuesi më i mirë në Champions League dhe La Liga sezonin e kaluar, e mori “stafetën” nga Leo Messi.

Futbollisti francez nuk e festoi i vetëm fitoren. Ai shkoi në Teatrin Châtelet të Parisit i shoqëruar nga familja dhe partnerja e tij aktuale, modelja Jordan Ozuna, me të cilën ka pasur një marrëdhënie shumë diskrete që kur u njohën verën e kaluar.

Jordan Ozuna y Karim Benzema.

Natyrisht, e reja, e cila kishte veshur një fustan të ngushtë, ka pozuar e vetme në prapaskenë, ndërsa futbollisti e ka bërë këtë me djalin e tij Ibrahim, rezultat i lidhjes me Cora Gauthier.

Pavarësisht se gjatë gala-së ishin të ndarë, pas shpalljes së çmimeve u larguan së bashku, siç ka treguar modelja në rrjetet sociale. Në Instagram, ku e reja grumbullon më shumë se 381 mijë ndjekës, ajo ka publikuar disa imazhe pas ngjarjes.

Las fotografías que compartió Jordan Ozuna tras la gala del Balón de Oro.

“Krenare”, – ka shkruar Jordan krahas një ‘selfie’ me të dashurin e saj. Këto nuk janë të vetmet foto që ajo ka shpërndarë. Jordan është mburrur edhe me çmimin që francezi ka fituar, duke shpërndarë një fotografi të tij. Përveç kësaj, ka publikuar një fotografi në të cilën shihet se si të dy kanë vendosur të njëjtin byzylyk për gala-në e “Topit të Artë”.

Padyshim që vendimi i Benzema për ta marrë Jordan në një event kaq të rëndësishëm në botën e futbollit, pavarësisht se kanë vetëm pak kohë së bashku, shtuar detajin e byzylykëve, është një tregues se futbollisti është shumë serioz me partneren e re.

Ballon d'Or 2022 : Karim Benzema s'affiche avec sa nouvelle compagne Jordan Ozuna (photos)

 

Fraksion.com