Zgjedhjet lokale 2023, Berisha nuk heq dorë nga Primaret. Zbulohet data kur do të zhvillohet votimi mes kandidatëve
Megjithëse disa prej aleatëve janë shprehur kundër Primareve, dhe sapo kanë nisur negociatat me grupin e Alibeajt për daljen me kandidatë të përbashkët, PD e Berishës ka miratuar sot zhvillimin e primareve që do të paraprijnë zgjedhjet lokale.
Burime nga kryesia i PD-së, i thanë gazetarit Osman Stafa se nga dita e sotme deri në 6 nëntor do të zhvillohen negociata me aleatët për evidentimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në primare.
Më pas, për 7 ditë, Këshilli Kombëtar i PD do të filtrojë kandidaturat dhe do të dalin emrat zyrtarë që do të hidhen në votim.
Kandidatët zyrtarë do të kenë 14 ditë kohë për të bërë fushatë në bazë dhe për të kërkuar votat e anëtarësisë dhe simpatizantëve, ndërkohë që është parashikuar që votimi për të shpallur kandidatin zyrtar të PD-së në zgjedhje të jetë 4 dhjetori.
Bëhet me dije se vendimet janë marrë sot në mbledhjen e Kryesisë të zhvilluar në selinë blu.
Kalendari
18 deri 6 nëntor negociata me aleatët dhe evidentim kandidaturash për primare
6- 13 nëntor Këshilli Kombetar filtron kandidaturat dhe dalin emrat zyrtare
13 nëntor deri date 27 fushata e primareve
4 dhjetor zhvillohen primaret ne gjithe vendin
Farksion.com