“Se kemi provokuar krizën energjitike”, Rama: Po bëjmë të pamundurën për të mbrojtur familjarët dhe bizneset
Kryeministri Rama foli këtë të martë për krizën energjetike, duke e quajtur atë “luftë dhe jo një lojë”. Rama bëri thirrje për kursim të energjisë. Ndërkohë, ai paralajmëroi vendosjen e fashës 800kWh në muajin nëntor.
“Në prag të një dimri që gjithnjë e më shumë ëhstë pagëzuar si më i vështiri pas LIIB. Edhe në Shqiperi nuk k aardhru me bombna ngha qielli por ka ardhur me kërcënimin e madh se krizat enegjisë.
Nuk është një prodhim i brendshëm ëhstë një flamë e cila mbështjell të gjtihë vendin sepse ka mbështjellë kontinentin. S’është qeveria që e ka provokuar e jo më ta sjellë. Ne jemi këtu se qeveria ka marrë një përgjegjësi për të bërë të pamundurën për të lehtësuar këtë barrë. Nëse ne nuk do kishim mbrojtur krizën energjtike, sot do kishin falimentuar, do kishin mbyllur dyert do ishin dorëzuar.
Shikoni se çfarë ndodh se vendet më të përparuara se ne, ja Italia përditë mbyllen qepenë. Për ne është jetike për të mbrojtur në këtë dimër të vështirë, familjet dhe biznesin e vogël. Tjetra, është që kemi vendour një fashë për të stimuluar kursimin dhe për të ulur më tepër konsumin energjisë. Fasha 800këh duhet të hynte në fuqi, por nuk hyri se ne mezi presim të shohim një mundësi e vogël që krijohet në familjet dhe bizneset e vogla. U krijua një mundësi e vogël për mos ta vënë në zbatim sepse ka filluar një sensibilim për të kursyer, patëm dhe rreshje, jo të mjaftueshme, jo për të fjetur gjumë rehat.
Se ka ardhur koha e shohim diellin me inat të na falë perëndia shi. Dhe, edhe për muajin, nëntor po rrimë po presim nëse do të na krijohet një mundësi që për momentin nuk e kemi. Kurse Kurse Kurse! Po shikoja një harbut nga këto të netëve TV, që po zgërdhihej në të gjitha format me minitren e energjisë së pse duhet të kursejmë e etj. Ne bëjmë shumë më pak me thirrjet e vazhdueshme krahasuar me vendet e tjera për thirrjet e kursimit. Kjo s’është lojë, kjo ëhstë luftë! Ne duam t’ua lehtësojmë sa më shumë peshën barrës së qytetarëve siç bëmë në pandemi. Nuk kemi kohë për të humbur! Ja kemi dalë edhe me buxhetin e ri. Buxheti i 2023 është i dyfshitë me vitin 2013. Si mund ta dyfishojë buxhetin një shtet që ka funksionuar keq?”, tha Rama.
Fraksion.com