Rama: Non grata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen
Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj deklaratave të opozitës se janë në rrezik vizat për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë.
Rama tha se “vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë”.
“Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë”, theksoi Rama.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo tha sot në një deklaratë nga selia e PD se, “Çekia, vendi që mban Presidencën e BE deri në fund të vitit, ka kërkuar që Shqipërisë bashkë me Serbinë, t’u kthehet regjimi i vizave”.
Pasditen e sotme edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi foli për kërkesë të Çekisë për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.
Fraksion.com