“Paguajmë ne, vjen gjermani dhe na i merr”, Rama: BE të gjejë formën të na kthejë investimin për mjekët e Gjermanisë
Kryeministri Edi Rama, në takimin me rektorët tha se populli shqiptar nuk mund të vazhdojë që të paguar për mjekët e Gjermanisë, dhe se BE duhet të gjerë një formë për t’i kthyer Shqipërisë investimin.
“Paguajmë ne, vjen gjermani dhe na i merr. Për fat të mirë sot nuk kemi mungesë mjekësh dhe infermierësh. Standardi më i lartë i shërbimit human. Si marrin diplomat menjëherë por duhet të jenë të zot që t’u shërbejnë njerëzve. Do vazhdojmë të kërkojmë mbrapsht të na e kthejnë investimin, duhet të kthejnë investimin.
Nuk mund të paguajë populli shqiptar për mjekët e Gjermanisë. BE të gjej formën dhe të na e kthejë. Me të njëjtën cilësi duke krijuar sinegjitë me universitetet e tyre. Jo vetëm kur dalin nga universiteti i tyre. por ne nuk mund të jemi në këtë pozitë pasive. Italia 40 mijë sot mungesa.”- u shpreh Rama.
Fraksion.com