AktualitetPolitikëTë fundit

Kushi në takim me Rektorët: Rritëm pagat me 15 %! Të punojmë më shumë për misionin e tretë të universiteteve

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në takimin e zhvilluar këtë martë me rektorët e universiteteve tha se duhet që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë, duke shtuar se në vendimit e fundit që u mor, ishte rritja e pagave deri në 15 %.

“Tre vitet e kaluar a kanë qenë vite të vështira, por edhe ky vit është i vështirë, për shkak të luftën në Ukrainë, krizës globale, inflacionit, ku edhe Shqipëria është e prekur. Sa i takon sektorit të Arsimit ne duhet të jemi bashkë. Pavarësisht vështirësive duhet të shohim edhe politikat e reja. Ne arritëm të kemi mbështetje studentore si asnjëherë më parë. Studentët do të zgjedhin programet, ku edhe do të ketë përfitime për përjashtime nga tarifat.

Sa i takon përmirësimit të infrastrukturës, do të ketë një kampus të UBT, po ashtu edhe në Universitetin e Mjekësisë do të ketë ndërhyrje. Në një kohë të shkurtër kemi numër të lartë programesh, edhe në nivele Bachelor, master. Ka rritje të nivelit të punës kërkimore shkencore, por duhet të punojmë më shumë për misionin e tretë të universiteteve që rezultatet ti vënë në dispozicion të zhvillimit të vendit. Vendosëm të rrisim pagat deri në 15 % , dhe Universiteti 7% do ta mbulojnë me të ardhurat  e tyre dhe ky vendim nxit rritjen e performancës”, tha ajo.

 

Fraksion.com