AktualitetBota+Të fundit

Ukrainë, sulme me dronë kamikazë në Kiev

Teksa në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev janë dëgjuar të paktën 4 shpërthime, zyrtarët kanë njoftuar se sulmet janë kryer me mjete ajrore pa pilot kamikazë (dronë-kamikazë).

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale tha se në rajonin Shevchenkivskyi të Kievit kanë ndodhur 4 shpërthime të ndryshme.

Klitschko ka ndarë fotografi të pjesëve të mbetura nga dronët kamikazë që thuhet se janë përdorur në sulm ndërsa nuk ka dhënë deklaratë nëse ka apo jo humbje të jetëve.

Si pasojë e sulmeve janë shkaktuar dëme të vogla në një ndërtesë që ndodhet në qendër të Kiev.

Është vërejtur se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën ndërsa nga ndërtesa e goditur është ngritur tymi.

Momenti i sulmeve në Kiev është pasqyruar në kamerën e AA-së. Përreth ndërtesës që u godit u dëgjua zhurma e dronëve të rinj kamikazë. Pas kësaj forcat e sigurisë në rajon hapën zjarr në ajër për të neutralizuar dronin kamikaze.

Pas të shtënave në rajon u dëgjuan dy shpërthime. Pas shpërthimeve forcat e sigurisë, zjarrfikësit dhe gazetarët u përpoqën të largohen nga zona duke vrapuar.

Gazetarët dhe forcat e sigurisë pritën përfundimin e sulmeve duke u strehuar në një vend të sigurt.

Rrugët përreth zonës ku ndodhën sulmet u mbushën me tym ndërsa disa nga banorët e zonës shkuan në rajone të tjera duke u larguar nga shtëpitë me disa sende që kishin marrë me vete.

Forcat ruse kryen sulme në Kiev edhe më 10 tetor.

 

Farksion.com