AktualitetBota+Të fundit

Rusia thotë se ka nisur sulme masive me precizion të lartë në objektivat e infrastrukturës energjetike në Ukrainë

Ministria ruse e mbrojtjes tha të hënën se forcat e saj filluan sulme masive me precizion të lartë ndaj objektivave ushtarakë dhe objekteve të infrastrukturës energjetike në të gjithë Ukrainën.

“Gjatë ditës, forcat e armatosura ruse vazhduan të godasin me armë me precizion të lartë ajrore dhe me bazë detare në objektet e komandës dhe kontrollit ushtarak dhe objektivat e sistemit energjetik të Ukrainës. Të gjitha objektet e përcaktuara u goditën,” tha ministria në nje deklarate.
Sulmet me dronë të nisura nga Moska ndaj ndërtesave të banimit herët të hënën kanë vrarë të paktën tre persona në Kiev, ka thënë një zyrtar i lartë ukrainas, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vazhdim.

Kievi dhe inteligjenca amerikane pretenduan se Rusia përdori dronët “kamikaze” të furnizuar nga Irani për të goditur rajone të shumta në Ukrainë, gjë që Teherani e ka mohuar vazhdimisht.

 

Fraksion.com