AktualitetTë fundit

Rrumbullaku firmos largimin e shefit që u pezullua për ndërtimet pa leje

Ndryshime te reja brenda radhëve të Policisë së Shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur të tjera ndryshime në strukturat e policisë. Petrit Halo, i cili deri tani drejtonte Komisariatin nr 4 në Tiranë, ka kaluar në krye të Komisariatit nr 1.

Këtë të fundit deri para një muaji e drejtonte Bujar Mehmeti. Ky i fundit u pezullua në sajë të hetimeve për ndertimet pa leje që u evidentuan kryesisht në zonën e liqenit. Mehmeti është transferuar në Drejtori të Përgjithshme konkretisht ne Drejtorinë e Standardeve, aty ku ishte përpara se të behej Shef Komisariati.

Ndërkohë në krye  Komisariatit nr 4 është vendosur Luan Hyseni. Burime bëjë me dije se janë të paktën 30 ndryshime brenda radhëve të Policisë së Shteti ku janë përfshirë edhe studentët ekselentë ku janë vendosur në emërimet e reja.

 

Fraksion.com