AktualitetBota+Të fundit

Numri i të vdekurve nga sulmet në Kiev rritet në tre persona, thotë zyrtari

Tre persona u vranë dhe 19 persona u shpëtuan pas një sulmi me dron “kamikaze” që synonte Kievin të hënën, sipas një zyrtari të lartë ukrainas.

“Deri tani, numri i njerëzve të vrarë si rezultat i një sulmi me dron kamikaz në një ndërtesë banimi është rritur në 3. 19 persona janë shpëtuar,” tha Kyrylo Tymoshenko, zëvendës shefi i zyrës së presidentit, në Telegram.
Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në kryeqytetin ukrainas ndërsa shërbimet e urgjencës punojnë për të nxjerrë njerëzit nga poshtë rrënojave.

 

Fraksion.com