“Kokrra e komunistit”, debati te ligjet Alibeaj- Majko: Doni që dosja të bëhet si Facebook. Flet këtu si adoleshent…
Është zhvilluar me debat mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve. Debati është zhvilluar mes Enkelejd Alibeajt dhe Pandeli Majkos për dosjet e Ish-Sigurimit.
Gjatë fjalës së tij Alibeaj tha se çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish sigurimit dhe të kërkojë një kopje të tyre në përputhje me ligjin e të drejtës së informimit.
Nga ana e tij Majko, theksoi se tek kjo pikë ndahen pasi janë për hapjen e dosjeve, por të jenë pak më të rezervuar.
Enkelejd Alibeaj: Amendamenti që unë kam është ky: “me hyrjen në fuqi të këtij ligji çdo institucion i administratës ka detyrimin të publikojë bibliografinë e dokumenteve të ish sigurimit të shtetit, të ministrisë së Brendshme për periudhën 29 nëntor 1944- 2 korrik 1991, të deklasifikuara plotësisht sipas nenit 10 të ligjit për informacionin e klasifikuar. Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish sigurimit dhe të kërkojë një kopje të tyre në përputhje me ligjin e të drejtës së informimit. E kam amendament tani, për ta hedhur tani në votë. Nëse e miratojmë, mund ta çojmë te cili nen ku të doni ju. Ju nuk mund të thoni nuk po ta hedh në votë. Ne duam hapjen e dosjeve. Nga qëndrimi për këtë amendament do të shihet nëse ju jeni për hapjen e dosjeve apo jo.
Pandeli Majko: Ne ndahemi sepse jemi për hapjen e dosjeve, por të jemi pak më të rezervuar. Ta lëmë hapjen e dosjen si një marrëdhënie mes viktimës, kurse ju doni që dosja të bëhet si Facebook. Ne po flasim për fatet e njerëzve dhe jo për shalë kali. Ajo që kërkohet është që ne kemi të bëjmë me fate inidividësh, nuk po diskutojmë fatin e spiunëve, por të viktimave. tani do të na vësh në pozitë të vështirë dhe të na thuash mazhoranca nuk do hapjen e Dosjeve. Nëse doni të dini opinionin tim, nuk e kanë mbajtur spiunët regjimin komunist, jo o miq, e kanë mbajtur disa të tjerë. Mos insistoni kaq shumë për ti futur një bojë të djathtës që e keni bërë fërtele. Edhe ligji ka probleme, ju bëtë një propozim të pashkruajtur. Tani në 29 nëntor është krijuar Sigurimi i Shtetit, shikojeni dhe vijini datave sipas momenteve. Nga pikëpamja morale dhe e së drejtës të na thoni ne nuk doni të hapni dosjet, nuk kanë më kuptim. Tani ju lutem kuptojeni që ka edhe raste ekstreme që janë bërë spiunë njerëz që kanë qenë të përndjekur, apo njerëz që kanë firmosur në presion. Duhet ta thoni ju këtë.
Alibeaj : Ja ta them unë këtë
Majko: Ik more se vjen flet këtu si adoleshent
Alibeaj: Kokrra e komunistit
Fraksion.com