Irani mohon sërish furnizimin e Rusisë me armë për përdorim në Ukrainë
Irani ka hedhur poshtë përsëri pretendimet se po furnizon me armë Rusisë për luftën e Moskës kundër Ukrainës.
“Irani ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se nuk është palë në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës dhe nuk i ka dërguar asnjë armë asnjërës palë,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani, sipas medias shtetërore iraniane IRNA.
“Po publikohen lajme që bazohen në çështje politike”, shtoi Kanaani. “Është një ironi e hidhur që vendet që eksportojnë miliona dollarë armë në njërën anë të luftës filluan një luftë propagandistike kundër Iranit.
Gjatë një bisede telefonike me ministrin e jashtëm të Portugalisë të shtunën, ministri i jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, theksoi se Irani “nuk ka dhe nuk do të sigurojë” asnjë armë për t’u përdorur në Ukrainë.
Mohimet pasojnë pohimet nga Kievi dhe SHBA-ja se Kremlini përdori drone “kamikaze” të prodhuara nga Irani në një varg sulmesh fatale që nisi në të gjithë Ukrainën të hënën, ku operacionet e shpëtimit po vazhdojnë.
Fraksion.com