Life StyleTë fundit

Horoskopi javor, 17-23 tetor 2022

Ky është horoskopi javor nga data 17 deri 23 tetor 2022. Parashikim i yjeve se si dotë ecë për ju puna shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë.

Dashi

Saturni dhe Urani do ju ndihmojë të flisni edhe për tema delikatë gjatë kësaj jave dhe nuk do keni aspak probleme. Do ndiheni më të qetë se asnjëherë. Nëse keni një lidhje do i qëndroni kurdoherë besnikë ndaj partnerit dhe as nuk do tundoheni nga disa persona që do iu joshin, Nëse jeni në një lidhje mundohuni t’i mbani këmbët në tokë dhe të mos i besonin gjithkujt që do iu joshë. Buxheti do jetë akoma i paqëndrueshëm sepse do jeni të detyruar të kryeni shpenzime të nevojshme në çdo moment. Shëndeti nuk do jetë i keq, por gjithsesi mirë është të mbroheni nga djersitja. Në punë do jeni më të matur, më të motivuar dhe më të kujdesshëm. Nëse vazhdoni kështu shumë shpejt keni për të marrë edhe ngritje në detyrë.

Demi

Një fllad i ngrohtë lirie dhe gëzimi do fryjë këtë javë. Ju të dashuruarit ka rrezik të jeni shumë impulsive dhe kjo mund të sjellë probleme goxha të mëdha mes jush dhe atij që keni në krah. Ju beqarët nuk do mundni dot ta gjeni princin tuaj te kaltër, por gjithsesi nuk do mërziteni dhe nuk do e ndieni vetminë për shkak të argëtimit me miqtë. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Do i shlyeni borxhet, do investoni dhe do jeni të qetë. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Planetët do iu nxitin të mos bëni kujdes me ushqimin dhe do keni disa shqetësime sidomos me zorrët dhe stomakun. Në punë do keni fat. Mund t’iu bëhet edhe një propozim interesant për ndryshim posti, por kjo gjë duhet menduar me kujdes.

Binjakët

Përqendrohuni tek objektivat tuaja gjatë kësaj jave dhe mos e humbisni shpresën asnjëherë. Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e mirë. Shpeshherë do jeni nën tension dhe do keni debate të forta me partnerin. Mos u nxitoni në asnjë mënyrë për të marrë vendime të menjëhershme. Ju beqarët gjithashtu duhet të bëni kujdes pasi personat që do takoni nuk janë bërë posaçërisht për ju. Duroni edhe pak me shume. Gjendja e financave do jetë goxha më e mirë dhe do arrini të kryeni edhe disa investime me interes të madh. Edhe shëndeti ka për të qenë i mirë në tërësi, pavarësisht se nuk do mungojë herë pas here ndonjë dhimbje koke apo barku. Në punë do keni sukses të garantuar dhe përveç vlerësimeve do merrni edhe shpërblime.

Gaforrja

Këtë javë do ju rikthehet buzëqeshja dhe harmonia në jetën tuaj. Nëse keni një lidhje do jeni më shprehës dhe kjo do rindezë pasionin. Venusi do jetë planeti që do ju qëndrojë gjithmonë pranë dhe do iu udhëheqë në rrugën e duhur. Ju beqarët do kaloni momente mjaft delikate, por në fund keni për të gjetur personin që do ju përshtatet në çdo pikë. Sipas Dritare.net, buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mire të mundshme. Mos bëni gabim të jepni para hua sepse do ju duhen për vete. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervozë, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Në punë do keni fushë të lire për të bërë çdo gjë që do mendoni. Gjërat do vendosen më në fund në vijë.

Luani

Intuita dhe përkujdesi nuk do ju lërë të gaboni gjatë kësaj jave. Jeta juaj në çift do përmirësohet dita ditës dhe pas të mërkurës mund të ketë edhe surpriza të jashtëzakonshme. Dialogu dhe toleranca do jenë pikat tuaja më të forta. Ju beqarët nuk do ndiheni gati të sakrifikoni lirinë tuaj për të filluar një lidhje të qëndrueshme. Do bëni disa gabime të pafalshme. Buxheti do vazhdoje të mbetet i mirë dhe do arrini të kryeni të gjitha shpenzimet që keni menduar. Për shëndet më të mirë ka ardhur momenti të kujdeseni për ushqimin dhe të çlodheni. Po nuk i zbatuat këto rregulla shumë shpejt do keni shqetësime. Në punë do ju dalin pengesa të shumta dhe në disa momente nuk do dini çfarë të bëni.

Virgjëresha

Do jeni shumë të mençur gjatë kësaj jave dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Ju të dashuruarit nuk do doni aspak të qëndroni në qetësi dhe do bëni të pamundurën që të luftoni fort me rutinën. Do i shtoni aktivitetet sportive, daljet dhe gjithçka që do ju bëjë të dyve të ndiheni mirë. Ju beqarët do e shfrytëzoni në maksimum lirinë tuaj dhe nuk do doni të ndryshoni status. Financat nuk do favorizohen nga yjet kështu që bëni kujdes me të gjitha shpenzimet nëse nuk doni të mbeteni pa para. Shëndeti gjithashtu do kërkojë më tepër përkujdes. Mos neglizhoni gjumin dhe ushqimin. Në punë do ju dalin edhe probleme, por do dini si t’i menaxhoni dhe si t’i zgjidhni. Kujdes duhet bërë nga disa kolegë të rinj.

Peshorja

Mundohuni të nxirrni më të mirën e vetes gjatë kësaj javë sepse keni vërtet vlera të çmuara. Për ju të dashuruarit klima yjore do jetë e dyzuar, por stimuluese. Mund të ketë edhe ditë me debate të vogla, por që me optimizëm dhe dëshirë të mire do kalojnë. Ju beqarët do keni sukses të padiskutueshëm dhe e gjithë bota do ju ndryshojë brenda disa orësh. Zemra do ju ndihet më mirë se asnjëherë më parë. Me financat gjërat do ecin mirë nëse tregoheni të logjikshëm dhe i menaxhoni si duhet ato para që keni nëpër duar. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer, por për fat nuk do keni probleme serioze. Dhimbjet e kokës apo të barkut do largohen shpejt. Në punë duhet të jeni shumë të kujdesshëm sepse do provokoheni gjithë kohës nga disa kolegë.

Akrepi

Javë e bukur do jetë kjo për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme dhe mosmarrëveshje në çift gjërat do fillojnë të ndryshojnë. Ju beqarët duhet të jeni më të kujdesshëm dhe nuk duhet të besoni verbërisht tek fjalët e bukura që do ju thonë disa persona. Klima yjore do jetë e përshtatshme që ju të përmirësoni gjendjen financiare. Shfrytëzojeni këtë mundësi që iu jepet sepse jo gjithmonë do gjendeni në situata të tilla. Shëndeti gjithashtu do jetë i shkëlqyer. Do keni energjinë që do ju nevojitet. Në punë klima do jetë e trazuar ditët e para, por do ambientoheni dhe do dini çfarë hapash të hidhni.

Shigjetari

Këtë javë do doni t’i bëni gjërat sa më mirë dhe pa u nxituar. Nuk do ju mungojë kreativiteti dhe as këmbëngulja. Ju të dashuruarit edhe pse mund të keni angazhime pafund, do gjeni hapësira të lira për të kaluar kohë me partnerin. Bashkëpunimi do forcohet dhe ndjenjat do shprehen më shumë se më parë. Ju beqarët nuk duhet të prisni që dashuria t’iu bjerë nga qielli, por duhet të shfrytëzoni çdo rast që do iu jepet për njohje të reja. Në planin financiar ka rrezik t’iu dalin vështirësi e probleme të njëpasnjëshme. Nuk do arrini dot t’i kryeni as shpenzimet e planifikuara. Imuniteti nuk do jetë në gjendjen më të mire kësaj jave dhe shpesh do ndiheni pa fuqi e do keni dhimbje trupi. Në punë do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë dhe deri ditën e premte do arrini atje ku keni dashur.

Bricjapi

Yjet do i keni në krah këtë javë, por ju do jeni të pabindur dhe do bëni gabime. Në jetën tuaj në çift tensioni dhe problemet do mbizotërojnë gjithë kohës. Nuk do jeni aspak të qetë dhe ndonjëherë do e ngrini zërin më shumë sesa duhet. Ju beqarët do bëni çmenduri gjatë gjithë javës vetëm e vetëm që të afroni një person interesant. Sektori i financave në shumë momente do jetë delikat dhe i trazuar. Kujdes për çdo shpenzim që do kryeni në mënyrë që të mos mbeteni keq më pas. Shëndeti do ketë goxha probleme sidomos nga ato që lidhen me sistemin e tretjes. Kujdes me ushqimin që do konsumoni dhe pini sa më shumë lëngje. Në punë do jeni autoritarë dhe do arrini çdo qëllim që do i vini vetes.

Ujori

Kjo javë do ju mundësojë të reflektoni për vitin që keni kaluar dhe për të menduar disa ndryshime për vitin e ri. Ju që jeni në një lidhje bëni kujdes nga Saturni i cili do ua ndërlikojë jetën. Do keni debate sidomos për shkak të xhelozisë së tepruar. Ju beqarët do zbuloni më në fund kënaqësitë e dashurisë. Do takoni dikë interesant dhe do e kuptoni se keni humbur kohë duke qëndruar vetë. Shëndeti do jetë në përgjithësi i mirë. Do jeni në formë dhe plot energji. Në planin financiar ka rrezik te përballeni me probleme. Mos merrni kredi por mundohuni t’iu kërkoni ndihme miqve. Në jetën profesionale do e keni më të lehtë të arrini atë që doni. Këmbëngulja juaj do jetë për t’u adhuruar.

Peshqit

Mjaft pritët më, por përfitoni nga kjo javë për të vepruar e për të guxuar. Tregojeni vendosmërinë që keni. Për ju të dashuruarit, më në fund klima do të ngrohet. Do flisni për gjithçka me partnerin dhe bashkëpunimi do të përforcohet. Edhe për ju beqarët do të nisë një periudhë e re dhe mjaft e bukur. Nuk do jeni më vetëm falë një takimi të veçantë që do kryeni nga mesi i javës. Shëndeti do të mbrohet nga planetët. Edhe nëse keni pasur shqetësime do e merrni veten shpejt. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme falë një situate të mirë. Mundohuni me sa keni mundësi të hiqni ndonjë lek mënjanë. Në pune do keni zhvillime pozitive. Do iu jepen mundësi të mira për t arritur majat e suksesit.

 

Fraksion.com