Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në bregdetin e Durrësit
Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur sot në bregdetin e Durrësit.
Burime zyrtare të policisë thanë se trupi i përket 60-vjeçares me inicialet Sh.S nga Tiranë.
Po sipas të njëjtave burime dyshohet se 60-vjeçarja është mbytur duke u larë në det. Vijojnë hetimet sakaq për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në lagjen nr.13 Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, shtetasja Sh. S., 60 vjeçe, banuese në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Fraksion.com