AktualitetPolitikëTë fundit

Deputetët në sallën e gjyqit, Salianji: Drejtësia duhet të jetë më e vendosur. Inkurajim, jo presion

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar praninë e kolegëve të tij demokratë në seancën gjyqësore për çështjen ‘Babalja’.

Ai tha se prania e tyre nuk ishte për t’i bërë presion drejtësisë, por për të inkurajuar këto institucione.

“Për të gjithë ata që thonë se e quajnë presion pjesëmarrjen e deputeteve të opozitës nuk është presion, por inkurajim për drejtësinë. S’ka asgjë tjetër opozita përveç fjalës. Maxhorancat dhe qeveritë bëjnë presione, ashtu si ka ndodhur në këtë rast”, tha Salianji.

Seanca gjyqësore ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji për dosjen “Babale” që ishte caktuar të mbahej këtë të hënë, u shty në një datë tjetër, më 9 nëntor.

Mungesa e avokatit u bë shkak për shtyrjen e procesit.

 

Fraksion.com